14 Ditë Të Çmendura Me Lojërat e Humble Bundle

14 Ditë Të Çmendura Me Lojërat e Humble Bundle

Ne do ju ndihmojmë sa herë kemi mundësi të merrni lojërat më të fundit me çmimet më të mira. Ndodh që mund të gjejmë edhe perla të vjetra me çmime qesharake dhe gjithsesi do jua rekomandojmë… Jo për gjë po nuk keni ç’bëni 😛

Kësaj rradhe ju do të keni mundësi të përfitoni disa lojëra fantastike nga Humble Bundle duke filluar nga 1$. Ofertat e kësaj fushate zgjasin 14 ditë dhe çdo ditë do të ketë një bashkësi të re me lojërat më të vlerësuara të viteve të fundit.

2459117-humble

Humble Bundle është bërë shumë e famshme sepse ka dalë si bashkëpunim e kompanive të mëdha që merren me prodhimin dhe distribucionin e lojërave dhe me iniciativën e tyre për të bërë bamirësi.

Boom-in e madh Humble Bundle e kishte vitin e kaluar me Origin Humble Bundle, ku përveç lojërave si Dead Space 1 dhe 3, Mirror’s Edge, Burnout Paradise, kishte edhe Battlefield 3, që në kohën e ofertës ishte një nga lojërat më të famshme duke patur parasysh që BF4 nuk kishte dalë akoma.

Humble Bundle nxjerr shpesh lojëra dhe sete lojërash me çmime shumë të pëlqyeshme dhe që normalisht fillojnë nga 1$. Në pjesën më të madhe të kohës ka lojëra të zhanrit Indie, por ndodh që një apo dy herë në vit dalin disa lojëra për mos tu humbur.