Radeon RX 6600 XT ka të ngjarë të zbulohet së shpejti nga AMD. Bazuar në çipin Navi 23 XT dhe 8 GB gddr6 kjo do të jetë një kartë e nivelit mesatar. Fotografitë u shfaqën në forumin Kinez Baidu, Në foto shfaqet një model bazik me dy ventilator me dy fole trashësi dhe dy tuba termikë. Etiketa ‘6600XT 8G’ me një kod QR konfirmon zërat se ky model do të pajiset me 8 GB VRAM.
Nuk ka ende një datë për daljen në treg të Radeon RX 6600 XT, flitet se diku nga mesi i Gushtit.