7-Zip v18.05 zgjidh problemet me sigurinë

7-Zip v18.05 zgjidh problemet me sigurinë

Arkivuesi i njohur 7-Zip ka një cenueshmëri shumë kritike për të cilën nevojitet vetëm një skedar RAR i përgatitur posaçërisht për të kontrolluar kompjuterin tuaj në distancë.
Hulumtuesi i sigurisë (landave.io) zbuloi cenueshmërinë dhe informoi zhvilluesit e 7-Zip më 6 Mars të këtij viti.
Zhvilluesit më në fund kanë nxjerrë përditësimin e ri të 7-Zip 18.05, i cili jo vetëm që rregullon vulnerabilitetin por gjithashtu shton masat e sigurisë ASLR.
7-Zip është një nga arkivuesit më të njohur të disponueshëm në internet, me mbi 450 milionë shkarkime.
U këshillojmë të gjithë përdoruesve të 7-Zip të përditësojnë programin në versionin më të fundit.

Shkarko 7-Zip v18.05 64-bit x64 —> KËTU!

Shkarko 7-Zip v18.05 32-bit x86 —> KËTU!