A është Crytek duke punuar në Remaster-in e Crysis?

A është Crytek duke punuar në Remaster-in e Crysis?

Në një video Crytek tregon lojërat e krijuara me motorin e tyre grafik CryEngine në dekadën e kaluar. Në fund, imazhet e lojës së parë Crysis të 2007 shfaqet duke aluduar për një Remaster të mundshëm. Është e vështirë të injorosh sagën Crysis. Me gjeneratën e ardhshme të Consoleve në horizont, nuk ka kohë më të mirë për Crysis Remaster dhe për të përfituar sa më shumë prej fuqisë së tyre. Seria ka qenë gjithmonë e njohur për shtytjen e kufijve grafikë, dhe lëshimi i pajisjeve të reja do t’i japë një mundësi Crytek të shfaqet edhe një herë në skenë. EA tashmë ka konfirmuar se është duke punuar në “remasterat emocionues të lojërave më të dashura nga fansat”, ku përfshihen “dy tituj të rinj të panjohur nga zhvilluesit e palëve të treta”. Përtej kësaj, Crytek ka lënë të kuptohet se do ti kthehej sagës që nga Gushti i vitit të kaluar, duke treguar një zonë ikonike të Crysis origjinal në trailerin e saj për CryEngine 5.6.

Videoja më poshtë nënvizon arritjet e CryEngine gjatë dekadës së kaluar, duke përfunduar me sloganin “Asnjëherë mos ndalo së krijuari”, e ndjekur nga gameplay i Crysis.