A mund të jetë ky sistemi ftohës i kartës grafike NVIDIA GeForce RTX 3080?

A mund të jetë ky sistemi ftohës i kartës grafike NVIDIA GeForce RTX 3080?

Në internet po qarkullojnë disa foto të cilat na paraqesin sistemin ftohës që thuhet se do të përdoret për serinë e re Ampere RTX. Ftohësi ka një bllok të madh me të paktën katër tuba. Duhet thënë se ky bllok është vërtet i veçante, pasi ofron ventilator të dyfishtë, secili në anën e kundërt të kartës. Shanset mund të jenë se kjo është thjeshte një mostër eksperimentale testimi. Megjithatë kemi të bëjmë me një tjetër sistem ftohës të hapur nga NVIDIA, duket se modelet e tipit ‘blower’,  pra me nxjerrjen e nxehtësisë nga prapa kasës,  janë një gjë e së shkuarës.