You are currently viewing Activision Gati Për Të Paditur Një  Agjenci Që Merret Me Pastrimin e Jashtëqitjeve Të Qenve ‘Call of DooDee’

Activision Gati Për Të Paditur Një Agjenci Që Merret Me Pastrimin e Jashtëqitjeve Të Qenve ‘Call of DooDee’

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Në vitet e fundit kemi parë pak a shumë nga të gjitha ngjyrat kur bëhet fjale për çështje ligjore në botën e video lojërave, nga Sky që pretendon të ndryshojë emrin e lojës No Man’s Sky tek Bethesda me lojën e saj The Elder Scrolls që padit një tjetër lojë me emrin Scrolls, Lindsey Lohan që akuzon Rockstar për përdorimin e imazhit të saj në GTA V, dhe Ubisoft që u detyrua të nxjerrë përpara gjyqtarit bandën muzikore Black Eyed Peas. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Ajo që mësojmë sot, është se Activision, është gati të padisë një kompani familjare Amerikane që merret me heqjen e jashtëqitjeve të qenve. Ajo që ngjalli interesin e botuesit nuk ishte puna e kompanisë, por emri i saj ‘Call of DooDee’, e cila në anglisht tingëllon njësojë me lojën e famshme Call of Duty. Problemi natyrisht qëndron në faktin se “DooDee” është një zhargon për “jashtëqitje”, kështu që qasja nuk është saktësisht lartësuese, nga pikëpamja e Activision.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Nga krahu tjetër, agjencia Call of DooDee thjesht përdor fjalë të zakonshme që mund të tingëllojnë të ngjashme me lojën, por që nuk përshtaten me markën e saj të regjistrimit.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Një tjetër fakt interesant është se vet Activision u padit nga kompania Amerikane e makinave Hummer, për përdorimin e modeleve të saj ushtarake Humvee në Call of Duty.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Burimi: PushSquare