Taipei, Taiwan – 31 Korrik 2014 – ADATA® Technology, një prodhues kyç i memorjes DRAM dhe NAND Flash, sot hodhi në treg serinë Premier DDR4 2133MHz U-DIMM (Unbuffered), e cila ka suport për platformën në pritje, Intel Haswell-E për performancë ekstreme. Falë benefiteve të DDR4 dhe prodhimit rigoroz të ADATA, seti i ri DDR4 2133 është upgrade më i mirë për ata që e bëjnë vetë ndërtimin e kompjuterave.
Transferim më i shpejtë i të dhënave, Efiçencë më e lartë energjie
Me shpejtësi deri në 2133MHz dhe një brez transmetimi deri në 17GB/s, Premier DDR4 2133 Unbuffered DIMM siguron efiçencë më të lartë energjie dhe transferim më të shpejtë të të dhënave krahasuar me gjeneratën e mëparshme. Krahasuar me DDR3, DDR4 ofron shpejtësi më të larta me konsum më të ulët të energjisë. Me vetëm 1.2 volt, DDR4 i ri kursen deri në 20% energji duke e bërë një komponent më të mirë për mjedisin. Në kompjuterat desktop DDR4 do të sjellë kosto më të ulëta dhe performancë më të lartë.
Cilësia më e lartë dhe Garanci e pëjetshme
Të gjithë modulet e memorjes ADATA prodhohen dhe testohen nga një proçes rigoroz kontrolli cilësie për të arritur përpunim të shpejtë dhe punim stabël. Përveç kësaj ADATA ofron garanci të përjetshme për t’ju siguruar maksimalisht me një shërbim të shkëlqyer.
Burimi ADATA