Alphacool  Paraqet “Eislicht” – Më Shumë Se Një LED

Alphacool Paraqet “Eislicht” – Më Shumë Se Një LED


Alphacool paraqet një teknologji krejt të re në fushën e ndriçimit të kasës.
Zbukurimi i PC-s me ndriçim nisi vite më parë me tuba katodë.
Edhe pse ofronin një ndriçim të kënaqshëm, nuk ishin shume praktik për montim.
Përmasa të mëdha, por gjithashtu edhe jetë gjatësia e tyre ishte shumë herë më e shkurtër sesa LED-t e sotëm.
Në fakt bota e moding sot nuk mund të imagjinohet dot pa LED. Të thjeshtë në montim, harxhojnë pak energji, prodhojnë pak nxehtësi, dhe kanë jetëgjatësi të lartë.
Megjithatë, ndriçimi që ofrojnë ngjan si i fragmentuar dhe ne disa raste edhe i pa përshtatshëm për shkak të LED-ve individual.

Ndriçimin Eislicht kombinon më të mirën nga të dy fushat.
Kjo bëhet e mundur nga një teknikë e provuar që bazohet në ndriçimin pasiv që përdoret në monitorë dhe televizorë.
Alphacool është e para kompani në botë që përdorë këtë teknologji për ndriçim.
Eislicht ofron një ndriçim uniform dhe konstant, dhe mund të montohet kudo fal vidave magnetike.
Gjithashtu një biadesiv është i përfshirë për montim në pjesë plastike apo alumini.
Sistemi i ndriçimit ushqehet nga një kabëll 3-pin, siç gjemë në shumë fan [ventilator] të sotëm.
Me Eislicht, nis një gjeneratë e re në fushën e ndriçimit për PC.