Bisha e AMD-së 1500€ 500w TDP tashmë erdhi
Sot AMD hapi siparin, ose valixhen e kartës së saj më të fuqishme deri më sot, gjithashtu edhe masivisht e frishme, Radeon R9 295X2. Në përmbajtje të saj janë dy R9 290X, edhe këto çudira më vete dhe një ftohës me ujë gjë që e bën 295X2 kartën teke më të fuqishme në botë deri më sot, dhe vendos rekorde të reja në performancë dhe çmim.
Projekti Hydra
Kur fillimisht dolën zërat për një kartë të nivelit dual-Hawaii e vërteta është se të gjithë u trembëm duke patur parasysh temperaturat e frikshme të 290X dhe menduam se AMD do të ulte frekuencën e GPU që të kompesonte me temperaturat e nivelit “termonuklear”, duke patur parasysh që vetëm një R9 290X do një ftohës masiv që të përballojë nxehtësinë e saj.
AMD vendosi të kalojë në nivele të tjera në vend që të bënte kompromise me performancën dhe vuri dy 290X me frekuencë më të lartë se zakonisht (dmth të overclock-uar) në një kartë masive 30cm me një ftohës hibrid me ujë dhe ajër, duke i vendosur më pas çmimin më të lart deri më sot që mund të jetë parë në një kartë grafike të nivelit gamer, kjo e fundit të paktën deri sa të dalë Titan Z.
Radeon R9 295X2 është më i gjatë se 30cm…
Specifikat e GPU
Parametrat vijnë direkt nga AMD në një slide me ngjyrat e vetë kartës si dhe të flamurit tonë me ngjyrat e theksuara të kuqe dhe të zezë. Me shifrat e frikshme si psh 11.5 TFlops, frekuencë deri ne 1018MHz, dy buse 512-bit secili dhe 8GB VRAM total GDDR5 kjo kartë është thjesht e tepërt.
Ftohja Hybride
Mqs bërthama Hawaii që ndodhet në zemrën e R9 295X2 është më e nxehtë se sipërfaqja e diellit, AMD-së i duhej ekspertiza e Asetek për të krijuar një ftohës të fuqishëm mjaftueshëm sa për ta çuar Hawaii në Antarktidë. Secili prej GPU ka bllokun përkatës të ftohjes, dhe të dy blloqet ndajnë një tub të përbashkët për kalimin e ftohësit dhe që lidhen të dy me radiatorin që ventilohet nga një freskues tek 120mm, por që siç kemi thënë më parë mund të shtohet një tjetër ekstra ose të ndërrohet komplet me dy freskues më të fuqishëm ose më të qetë (silenciozë). Ja dhe një foto e gjithë paketës:
Ftohësi Asetek nuk ka nevojë për mirëmbajtje
Krahasuar me Titan Z
Radeon R9 295X2 është rivali direkt i GTX Titan Z, kjo sepse të dyja kanë në ndërtimin e tyre GPU teke më të fuqishme sot, AMD me 290X dhe NVIDIA me Titan Black. Mqs Radeon kushton sa gjysma e Titan Z kartat do të ekszistojnë në dy botë komplet të ndryshme, Radeon për lojëra dhe për mining (bitcoin, litecoin, dogecoin etj), ndërsa Titan Z për gamer-a/developer-a. Gjithashtu duke mos i ditur specifikimet reale të Titan Z, mqs NVIDIA nuk e ka listuar kartën e saj tek faqja e vet, ky krahasim është thjesht spekulim. Le ti krahasojmë:
*Aftësia e Titan Z’s për llogaritje është e panjohur, kështuqë llogaritja është thjesht dyfishi i Titan Black.
Dy pika interesante
Përpara se të shpallim rezultatet e testeve ka 2 pika për të cilat duhet të flasim fillimisht. Pika e parë ka të bëjë me dizajnin e kartës nga ana e jashtme. Freskuesi i kuq në mes të kartës ka një LED të kuq që i jep dritë edhe logos në pjesën anësore të kartës. “Pak a shumë” ajo që NVIDIA ka ca kohë që e bën (kujtoni GTX 690, GTX Titan me logon e ndricuar me jeshile). Le të themi që AMD u bë jeshil nga zilia (invidia hehe). AMD e fut këtë ekstra tek dizajni i saj “pa kompromise”. Një pjesë tjetër e dizajnit është nga ana teknike dhe i përket pjesës së ushqimit. Duke qenë një kartë jashtëzakonisht e fuqishme (gjithashtue edhe nga ana e korentit) do shumë korent për të nxjerrë potencialin e saj. Karta kërkon 2 ushqime me 8 kunja nga 28A (Amperë) secili. Duhet patur parasysh që kablli tek me 2 koka 8-pin nuk mjafton për ta furnizuar kartën. Duhet patjetër një ushqyes i çertifikuar SLI/Crossfire.
AMD sjell shkëlqimin me një logo vezulluese dhe një fresues me LED
Ok, mjaft me llafet. Kaloni tek faqja tjetër për të parë rezultatet e testeve dhe përfundimet.
Zgjidh faqen:
1. Informacione të përgjithshme mbi R9 295X2
2. Testimet dhe mendime përfundimtare