AMD Do te shfaq Zen3 me 8 Tetor dhe Radeon RX 6000 me 28 Tetor

AMD Do te shfaq Zen3 me 8 Tetor dhe Radeon RX 6000 me 28 Tetor

AMD sot njoftoi se do të mbaj dy prezantime të ndara në Tetor të këtij viti.  Në prezantimin e parë me emrin ‘Next Generation Ryzen Desktop Processors’ do të shfaqet arkitektura Zen3 ose seria Ryzen 4000 për Desktop e koduar me emrin ‘Vermeer’. Ky prezantim është planifikuar për datën 8 Tetor.  Më 28 Tetor, AMD do të shfaqë kartat e saj grafike Radeon RX 6000 (emri është konfirmuar në tweeter). Këto karta grafike bazohen në arkitekturën RDNA2. Meqenëse prezantimi do të mbahet në fund të Tetorit, gjasat janë disponueshmëria e kartave të reja grafike do të jetë diku në Nëntor, menjëherë para ose menjëherë pas daljes të konzollave të lojërave të gjeneratës së ardhshme, gjithashtu të bazuara në arkitekturën RDNA2. Seria Radeon RX 6000 do të bazohet në të ashtuquajturin çipin Big Navi. Këto karta grafike do të konkurrojnë me serinë e koduar me emrin Ampere NVIDIA GeForce RTX 30 të sapo shpallur. Rendimenti është pik pyetja e madhe, na mbetet veç të presim.