You are currently viewing AMD heq gjashtë Proçesorë të gjeneratës së parë Ryzen nga faqja e saj

AMD heq gjashtë Proçesorë të gjeneratës së parë Ryzen nga faqja e saj

Me daljen e gjeneratës së dytë të proçesorëve Ryzen Pinnacle Ridge, javën e kaluar, AMD ka vendosur të heq nga faqja e saj gjashtë proçesorë të gjeneratës së parë.

Bëhet fjalë për: Ryzen 1700, 1700X, 1800X, 1600X, 1400, dhe 1200.
Megjithatë, këto proçesorë janë ende në dispozicion në dyqanin tonë, por heqja e tyre nga faqja e AMD-së na tregon se tashmë ata janë jashtë faze, pra nuk prodhohen më.

Seria e re Pinnacle Ridge, në veçanti Ryzen 2600X dhe 2700X janë pritur mjaftë mirë nga media ndërkombëtare.