AMD i jep fund mbështetjes për seritë e kartave grafike Radeon HD 7000, R200, R300 dhe Fury

AMD i jep fund mbështetjes për seritë e kartave grafike Radeon HD 7000, R200, R300 dhe Fury

AMD po i jep fund mbështetjes për kartat grafike të serive Radeon HD 7000, R200, R300 dhe R9 Fury, bazuar në versionet më të vjetra të arkitekturës Graphics Core Next (GCN). Seria HD 7000 debutoi në 2011, R9 200 në 2013, dhe rifreskimin R9 300 një vit më pas. Seria R9 Fury u bashkua në radhët në 2015. Driveri i fundit për këto karta do të jetë Radeon 21.5.2, duke i dhënë AMD mundësinë për tu përqendruar  nga seria RX 400 “Polaris” dhe më tej.  Duke filluar nga sot me Driver-in 21.6.1 këto karta nuk do të mbështeten duke përjashtuar ndonjë problem serioz sigurie që mund të kërkoj një përditësim.