AMD kërkon të përhapë prodhimin e çipave te Samsung

AMD kërkon të përhapë prodhimin e çipave te Samsung

GPU-të dhe CPU-të janë mjaft të vështira për tu gjetur në treg për shkak të mungesave. AMD do të dëshironte të rrisë kapacitetin e prodhimit me 50% ose më shumë, megjithatë, sigurimi i kapacitetit të prodhimit në TSMC mbetet sfidues. Kjo është arsyeja pse, sipas anëtarit të një forumit Korean [të cilit i kanë dalë fjalët edhe më parë ]. AMD po konsideron të ketë një pjesë të APU-ve dhe GPU-ve të prodhuara nga Samsung. Një nga shqetësimet për AMD është se TSMC duhet të plotësojë kërkesën e madhe nga Apple. Apple thuhet se ka siguruar kapacitetin e plotë të prodhimit 5nm verën e kaluar, edhe 3nm e TSMC gjithashtu thuhet të jetë kryesisht e destinuar për Apple.   Gjithashtu duke pasur monopolin e prodhimit TSMC ka rritur edhe çmimet.