Në një seri postimesh të shkëmbyera në Twitter, punonjës të AMD kanë konfirmuar se versioni Gaming i kartës së re grafike RX Vega do të debutoj në evenimentin SIGGRAPH të këtij viti.
Gjithashtu, i pyetur rreth mungesës së rendimentit në lojëra të kartës Frontier Edition, Jason Evangelho i AMD-së u përgjigj kështu. “Mendoj se është e parakohshme të shqetësohesh për rendimentin e lojërave të një produkti duke e gjykuar në varësi të një produkti tjetër jo të optimizuar për lojëra.”
Pra, e thënë ndryshe karta Frontier Edition u është drejtuar një tjetër audience që s’ka të bëjë me lojërat.
Rreth Vega- s shumë është folur, tani na mbetet veç ta provojmë kur të dalë në treg, evenimentin SIGGRAPH mbahet në datat, 30 Korrik deri në 3 Gusht.
Burimi TechPowerUp