Në një takim me investitor presidentja e AMD-s zonja Lisa Su, konfirmoj daljen në treg të tre produkteve për tremujorin e tret të këtij vitit, pra duke filluar nga Korriku deri në Shtator. Ky është i dyti konfirmim për saj i përket Proçesorëve, por kësaj radhe është konfirmuar edhe karta grafike e re Navi. Së shpejti do të mësohen më shumë detaje rreth produkteve, për Proçesorët me shumë gjasa këtë fund muaj në Computex, pas së cilës do të ketë një prezantim të Navi-t në evenimentin “Next Horizon Gaming” më 10 Qershor gjatë konferencës së lojërave E3. Pastaj do të kemi daljet e para të produkteve duke filluar nga Korriku. Një vit shumë i rëndësishëm ky për AMD që del me tre linja produktesh të ndryshme me pak diferencë kohore nga njeri tjetri.