AMD mund të përballoj një alternativ të DLSS në Radeon VII nëpërmjet DirectML

AMD mund të përballoj një alternativ të DLSS në Radeon VII nëpërmjet DirectML

Siç e dini kartat grafike GeForce RTX kanë disa bërthama të veçanta të quajtura Tensor, këto bërthama shërbejnë për të optimizaur dhe përshpejtuar çdo punë në lidhje me AI dhe Deep Learning. Pjesë e kësaj teknologjie për lojëra është DLSS, e cila po promovohet me forcë nga NVIDIA kohët e fundit. Me përditësimin e Tetorit 2018 për Windows 10, Microsoft ka lëshuar DirectML  për DirectX 12. ML qëndron për [Machine Learning] mësimin e makinës – dhe bën të mundur drejtimin e rrjeteve në çdo kartë grafike DX12. Në thelb, optimizon Deep Learning ose algoritmin, krijon një shader që mund të drejtohet mbi motorin tradicional të shader-ve, pa pasur nevojë për bërthamat tensor. Në një intervistë AMD tha se karta Radeoni VII duket shumë e përshtatshme për API-n e re. Faqja e internetit japoneze 4gamer.net foli me menaxherin e marketingut AMD Adam Kozak, AMD aktualisht po teston DirectML me Radeon VII dhe jemi të impresionuar pozitivisht nga rezultatet. Ndërsa AMD po teston këtë në Radeon VII, logjika natyrisht dikton se mund të funksionoj mirë edhe në Radeon RX Vega 64 dhe Radeon RX Vega 56. Ç’ka lejon, për shembull, një implementim alternativ të DLSS të Nvidia-s. Natyrisht, nëse kjo mbështetjeje zgjerohet, atëherë në lojë do të hy edhe Nvidia, por pyetje është: a do ta mbështesin zhvilluesit e lojërave, a do të eksperimentojnë dhe integrojnë DX ML në lojëra? Gjithashtu duhet të thuhet, edhe funksionon i kundërt që mund të ketë DirectML, duke përdorur gjithashtu edhe bërthamat Tensor të Nvidia-s, mund të ngadalësoj rendimentin e kartave Radeon ashtu si ç’ka ndodhur edhe në të shkuarën në rrethana të tjera. Koha do të tregojë, por kjo me siguri është një zhvillim interesant, përplasja e radhës midis standardeve të hapura nga AMD dhe funksioneve primare të Nvidia-s, dhe sa për të kujtuar, pak ditë më parë Nvidia u dorëzua standardeve të hapura duke shtuar mbështetje për ekranet FreeSync, por jo vetëm, gjatë viteve efektet që ishin ‘të mundshme vetëm në Hadrware Nvidia’ sot janë open srouce, si PhysX dhe një sërë efektesh nga libraria e GameWorks.