Ky vit do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për AMD me ZEN2 dhe Navi. Zërat në internet flasin për zbulimin e kartave Navi gjatë E3 këtë Qershor. Nga raport i bazuar në burimet ekskluzive të brendshëm, gjenerata e re e katrave grafike Navi 10 do të prezantohen gjatë E3 2019, dmth midis 12 dhe 15 qershorit dhe do të dalin më 7 korrik. Navi 10 është menduar të jetë një kartë grafike për shtresën e mesme si Polaris, megjithatë flitet se rendimenti mund të jetë më e lartë se ajo që pritet dhe mund të kalojë potencialisht atë të Radeon RX Vega 64, duke qëndron vetëm prapa GeForce RTX 2080, si pas Tweak Town.
Do të jetë interesante të shihet nëse AMD do të ketë sukses në kombinimin e rendimentit me konsumin normal të energjisë me një çmim atraktiv. Navi do të jetë e bazuar në arkitekturë GCN e krijuar me proçesin 7nm.