AMD Nxjerr Driver-in e Ri Radeon Software Adrenalin Edition 17.12.1

AMD Nxjerr Driver-in e Ri Radeon Software Adrenalin Edition 17.12.1

-Radeon Settings
Shton tabin e ri ‘Connect’ i cili përmban veçoritë e reja të angazhimit social [p.sh YouTube, Twitch, et.].
Shton tabin e ri ‘Gallery’ për menaxhimin e regjistrimeve me Radeon ReLive, dhe funksionalitetin e shpërndarjes në platformat sociale të përmendura më sipër.
Shton tabin e ri ‘Accounts’ për të lidhur përmbajtjen e ReLive dhe ngarkimin në platformat sociale.
Shton tabin e ri ‘Resource Center’ për udhëzimet informative dhe udhëzimet për karakteristikat e Software-it.
Shton tabin e ri ‘Performance Monitoring’ i ngjashëm me funksion që kryen MSI Afterburner për monitorimin e pajisjeve gjatë lojës.
Shton tabin e ri ‘AMD Link’ për të lidhur parametrat e Radeon Settings me aplikacionin mobile AMD Link.
Shton 3 sfonde kozmetik për ndërfaqen e Radeon Settings.

-Radeon Overlay
Shton veçori të reja për Overlay-n i cili mund të aktivizohet duke shtypur ALT+R gjatë lojës, duke lejuar menaxhimin e disa veçorive të driver-it si: Radeon ReLive, Radeon FreeSync, Radeon Chill, Frame Rate Target Control, Display Color, dhe Performance Monitoring.
Shton ‘performance monitoring overlay’ për monitorimin e pajisjeve në aplikacionet DirectX® 9, 11, 12 dhe Vulkan ™.
Shton veçorinë ‘performance logging’ për ruajtën e telemetrisë në skedar [file].

-Radeon ReLive
Shton mbështetje për: Ndërfaqen Vulkan™, Eyefinity, regjistrimin e dritares pa bordurë [modalitet ekrani], programonin e butonave të mouse-it, chat dhe numrin e shikuesve për transmetimet e drejtpërdrejta të Radeon ReLive në platformat e mbështetura, dhe
‘Chroma Key’ [ndryshe e quajtur fusha e gjelbër] lejon transparencën e sfondit kur përdorni një Webcam.
Përmirëson më tej rendimentin gjatë regjistrimit të videove.
Tashmë mbështet kolona të ndara për regjistrimin e audios.
Mbështetje e zgjeruar e platformave sociale.

-Radeon FreeSync
Shton mbështesje për titujt HDR10 për ekranet me Radeon FreeSync2, si dhe mbështetje për-aplikacion.

-Enhanced Sync
Shton mbështetje për: Të gjitha kartat bazuara në arkitekturën GCN [HD 7000 e sot], Vulkan™, Konfigurime me shumë-gpu, dhe Eyefinity.

-Radeon Chill
Zgjeron mbështetjen për shumicën e lojërave.

-Radeon WattMan
Shton funksionalitetin për të ruajtur parametrat e dëshiruara në diskun lokal [HDD/SSD].

-Frame Rate Target Control
Shton mbështetje për ndërfaqjen Vulkan™.

-Zgjidh
OverWatch™ ngec në disa sisteme.
Tom Clancy’s Rainbow Six® Siege mund të ngec kur muret shpërthejnë në lojë.
Videot nga Netflix në browser apo nga aplikacioni UWP nuk luhen rrjedhshëm.
Pas regjistrimit me Radeon ReLive përdorimi i kartës qëndron i lartë.
Probleme me ndriçimin në misionet me shpella në Assassin’s Creed®: Origins.
Mass Effect Andromeda™ mund të has në probleme me aktivizimin e HDR10 në ekranet HDR.
Korruptim të grafikës së ambientit në Forza™ Horizon 3.
Halo™ Wars 2 mund të bllokohet direkt pas hapjes.
Aktivizimi i HBCC në kartat Radeon RX Vega në sisteme me shumë-karta mund të shkaktoj zhdukjen e kartës së dytë nga Radeon Settings deri në riatdhesim.
Rivendosja e dritares së Radeon Settings mund të shkaktojë rifillimin ose ngecjen e driver-it kur HBCC është e ndezur.

Për shkarkim kliko KËTU!