Në fillim të kësaj jave AMD organizoj një prezantim në konferencën SC19, një konferencë ndërkombëtare ku diskutohen teknologjitë për Computing, Networking, Storage, dhe ato të analizave. AMD bëri disa komente interesante për ZEN3 dhe Epyc në lidhje me zhvillimin, si dhe rritjen e IPC. Së pari, AMD tha se faza e projektimit e arkitekturës ZEN3 ka përfunduar. Dimë që ZEN3 është i bazuar në 7nm+ sipas hartës 2017-2022 e publikuar kohë më parë nga AMD.
Zen2 në krahasim me Zen1 solli një rritje IPC Core për Core me 21%, AMD është e kujdesshme, por lë të kuptohet se ZEN3 do të ketë një rritje të IPC me 15% Core për Core, pa llogaritur frekuencat më të shpejta. Kërkesa për më shumë bërthama nuk ka përfunduar, kjo do të jetë rruga e ardhshme e projektimit së bashku me një dendësi më të madhe Computing, bandwidth i memorjes dhe lidhjet I/O.