AMD Po Punon Me Memorjen E Re GDDR6

AMD Po Punon Me Memorjen E Re GDDR6

Kohë më parë patëm folur për prodhimin në masë të standardit të ri të memorjes për kartat grafike GDDR6.
Tani zbulohet se AMD është duke punuar me këtë memorje të re, lajmi vjen nga rrjeti social profesional i punës linked-in, pasi aty është zbuluar faqja e një anëtari të stafit teknik të AMD-së.

Edhe pse ka dhënë rezultate memorja HBM në çdo formë dhe format është ende e shtrenjtë dhe e vështirë për t’u prodhuar, këtë e provon më së miri shtyrja e daljes së kartave të reja RX Vega në treg, dhe pamundësia e AMD-së për të plotësuar kërkesat e tregut.
Pra, është e logjikshme për AMD të ndjek një teknologji më të lirë, dhe GDDR6 premton mire për të ardhmen.
Siç patëm shkruar kohë më parë, GDDR6 ofron një data rate prej 16Gbps nga aktualja GDDR5 10Gbps dhe 14Gbps e GDDR5X, me konsum të reduktuar të energjisë, bazuar në standardin e prodhimit 20nm. Bandwidth-i shkon deri në 768GB/s, në krahasim me 548GB/s të GTX Titan Xp që sot është karta më e fuqishme në treg.