AMD Prezanton Zyrtarisht Proçesorin E Ri Për Entuziast RYZEN

AMD Prezanton Zyrtarisht Proçesorin E Ri Për Entuziast RYZEN


RYZEN është emri që AMD ka zgjedhur për platformën e saj ‘ZEN’, ky proçesorë i menduar për entuziast vjen me 8 bërthama / 16 HT, 20MB kashe në total (8x 512 KB L2 + 2x 8 MB L3] dhe me frekuencë bazë 3.4GHz, për momentin nuk është e ditur sa do të shtyjë me turbon.
Ky çip do të vijë me paketimin AM4, dhe do të dalë përkrah një valë bordesh të ri me çipset AMD X370.
Duke pare frekuencat modeste për standardet AMD, është e siguritë që AMD ka punuar fort në instruksion për bërthamë dhe përfitimet duken, ndërsa intel në krahun tjetër ka rritur frekuencat për proçesorin e ri i7-7700K në 4.00-4.40 GHz.

AMD do Të sjelle edhe disa veçori të reja për RYSEN si:
XFR (eXtended frequency range) zgjatim i gamës së frekuencës.

Smart Prefetch.

Një sistem i menaxhimit të energjisë komplet i ri i quajtur Pure Power.

Si dhe AMD Precision Boost.

Në një eminentet në Amerikë AMD prezantoj aftësitë e këtij proçesori duke e krahasuar me atë të intel i7-6900K që kushton rreth njëmijë dollar.
i7-6900K dhe RYZEN kanë parametra të ngjashëm, e vetmja gjë që ndryshon janë frekuencat 3.4 GHZ për RYZEN dhe 3.7 GHZ për i7-6900K.
Në një test të kryhet në HandBrake, një program i famshëm që shërben për konvertimin e videove.
RYZEN arriti ta mbaroje punën e caktuar 5 sekonda më parë sesa i7-6900K, duke arritur ta mund me frekuencë dhe konsum më të ulët, vetëm 95vat TDP kundjet 140vat të i7-6900K.
Çka na tregon edhe një here se përftimet në instruksion për bërthamë janë të frikshme për këtë proçesorë.

Në këtë eveniment gjithashtu u paraqit edhe një kombo RYZEN-Vega, në Star Wars Battlefront në 4K.
Evenimentin e plotë mund ta ndiqini këtu poshtë duke filluar nga minuta 15:00