AMD punёson zhvilluesin kryesor tё IBM Power9

AMD punёson zhvilluesin kryesor tё IBM Power9

AMD ka punёsuar ish zvilluesin kryesor tё “IBM Power” Joshua Friedrich. Ai ёshtё punёsuar qё tё punojё nё integrimin e CPU-GPU pёr serverat dhe konsumatorёt.

Kjo deklaratё u dha nga Drew Prairie dhe ai konfimoi qё Friedrich ju bashkua kompanisё si zёvendёs president nё Janar 2020. Gjithashtu kjo u konfirmua njё ditё pasi AMD kishte punёsuar ish ekzekutivin e lartё tё Intelit Dan McNamara i cili do tё udhёheq mbarvajtjen e procesorёve tё serverave EPYC.

Friedrich ka punuar pёr IBM pёr mё shumё se 20 vite por tani ai punon nёn AMD CTO (Chief Technology officer) Mark Papermaster dhe ai ёshtё pёrgjegjёs pёr rrugёn e avancimit pёrpara tё teknologjisё sё integrimit CPU dhe GPU.

Me pak fjalё Friedrich do tё punojё pёr njё teknologji tё re ku supozohet tё arrihet njё lidhje mё funksionale midis procesorёve EPYC dhe Radeon Instinct GPU. Ky pёrmirёsim integrimi do tё aplikohet nё “Data center” gjithashtu dhe nё teknologjinё “SmartShift” pёr laptopёt Ryzen dhe cipet Radeon tё shpallur nё CES 2020.

Fakti qё AMD do tё punojё nё njё teknologji tё re pёr integrimin e EPYC dhe Radeon Instinct ёshtё thёnё mё pёrpara nga menaxheri i pёrgjithshёm i “AMD Datacenter Solutions” Scott Aylor. Ai pati thёnё qё kompania po planifikon pёr njё teknologji integrimi mё funksional midis EPYC dhe Radeon Instinct.

Informacionet e fundit tё integrimit CPU-GPU u shpallёn nё CES 2020 sёbashku me Ryzen 4000 CPU pёr laptop nёn emrin “SmartShift”. Sipas kompanisё kjo teknologji bёn tё mundur njё pёrdorim dinamik midis CPU dhe GPU nё bazё tё punёs. Njё laptop ka limite fuqie pёr CPU dhe GPU dhe nёse ne duam ti rrisim performancёn atёherё duhet ti rrisim fuqinё pёr secilёn, por kjo kёrkon njё kapacitet baterie mё tё madh.
Pra teknologjia “SmartShift” pёrzgjedh cili nga komponentёt do mё shumё fuqi. Nёse ne duam tё luajmё, “SmartShift” i dedikon mё shumё fuqi GPU dhe e anasjellta nё punё ku duhet CPU.

Pёr momentin vetёm laptopёt me Ryzen dhe Radeon pёrfitojnё nga kjo teknologji por nё tё ardhmen kjo teknologji mund ti jap pёrfitime dhe serverave.

Patrick Moorehead ёshtё i tё njёjtit mendim pasi ka deklaruar tё njёjtёt fjale dhe gjithashtu ai tha :”Nuk do tё ishte e habitshme nёse AMD zbulon disa rrugё pёr ndёrlidhjen CPU-GPU”.”AMD ka njё bashkim mё tё mirё me Infinity Fabric 2 por pres ndёrlidhje mё tё shpejta dhe ndarje mё tё mira fuqish midis komponentёve”.

Me pak fjalё AMD historikisht ka qenё njё kompani qё sillte teknologjinё e re nё treg dhe akoma vazhdon ta bёj.

Fakti qё AMD ka punёsuar Friedrich e verifikon kёtё pasi ai ishte njё nga inxhinierёt mё tё mirё qё kishte IBM.

Pёr momentin kemi kёto fakte dhe nё nje tё ardhme presim qё tё na shpallen planet e AMD mё tё detajuara.

Nёse integrimi i CPU-GPU zhvillohet nё hapa tё shpejt me shumё mundёsi na pret njё e ardhme ku APU do tё zёvendёsojё kartat e dedikuara.