AMD Radeon “Navi” shtyhet për në Tetor të këtij viti?

AMD Radeon “Navi” shtyhet për në Tetor të këtij viti?

AMD “Navi” është arkitektura grafike e gjeneratës së ardhshme të kompanisë që do të pasoj atë aktualen “Vega”, dhe do të jetë e nderuar në proçesin e fabrikimit 7 nm. Thuhej se modelet e para do të dilini në mes të 2019, me zbulimin e mundshëm në Computex (në fillim të Qershorit). Si pas Francezëve të Cowcotland. AMD ka shtyre planet e saj për hedhjen në treg të kartave “Navi” për në Tetor (tremujorin e katërt.2019). Vonesa ndoshta ka të bëjë me shpërndarjen e fonderëve për proçesin e ri 7 nm. Pas pamundësisë së GlobalFoundries për të fabrikuar në proçesin 7nm, AMD tani është plotësisht e varur nga TSMC për të ekzekutuar planet e saj për produktet 7 nm, të cilat përfshijnë të gjithë gjeneratën e dytë të proçesorëve  EPYC dhe gjeneratës së tretë Ryzen bazuar në arkitekturën “Zen 2” dhe në një masë më të vogël kartën e sa po dalë në treg Radeon VII. Kartat e para “Navi”priten të jenë pasardhësit e “Polaris 30”, për tregun hyrës dhe atë të mesëm, Përveç 7 nm, mund të inkorporojë njësi më të shpejta SIMD, shpejtësi më të larta të bërthamës dhe një zgjidhje relativisht kosto efektive për memorjen, siç është GDDR6.