AMD Ryzen 3000 do të mbështes frekuencat e Ram-it deri në 5Ghz

AMD Ryzen 3000 do të mbështes frekuencat e Ram-it deri në 5Ghz

Yuri Bubliy, krijuesi i programit Ryzen DRAM Calculator në një post në Twitter tha se Proçesorët e ardhshëm të Ryzen 3000, do të mbështesin frekuenca të Ram-it deri në 5ghz. Ai tha  se UClk, [kontrolluesi i shpejtisë së frekuencës] është e barabartë me gjysmën e modulit. Pra në një modul prej 5000 MT/s, shpejtësia efektive e frekuencës është 2500 MHz, dhe ajo e kontrolluesit 1250 MHz. Kjo veçori mund ti prish mendjen entuziastëve të blejnë bordet e reja AMD X570, pasi ata do të kenë një avantazh të frekuencës së Ram-it mbi bordet bazuar në çipsetat më të vjetër, pasi BIOS-i i tyre do të përfshijë jo vetëm rritjen e kufirit të frekuencës së Ram-it, por edhe mënyrën e ndarjes.

Ju rikujtojmë se shumica e bordeve AM4 janë gati për Proçesorët e ri Ryzen 3000, por siç thamë entuziastët do të kenë një arsye më shumë për të kaluar tek çipsetat e ri, pasi arkitektura Ryzen ka treguar se gëzon rritje të mëdha të rendimentit fal frekuencave të larta të Ram-it.

Megjithatë, është për tu theksuar se jo çdo modul do të arrije 5Ghz, dhe ato set Ram-i  që do ti shkojnë afër do kenë një çmim premium.