AMD shpall gjeneratën e tretë të Proçesorëve Ryzen

AMD shpall gjeneratën e tretë të Proçesorëve Ryzen

Gjatë konferencës në Computex AMD ka zbuluar më në fund familjen e Proçesorëve Ryzen 3000. Ryzen 9 3900X (12b/24t), Ryzen 7 3700X dhe 3800X (8b/16t) , si dhe Ryzen 5 3600x dhe 3600 [6b/12t), janë Proçesorët e parë të kësaj familje që do të dalin në treg duke filluar nga 7 Korriku 2019. Gjatë konferencës AMD krahasoj 3700X, 3800X dhe 3900X, kundrejt ajkës së konkurrencës Core i9 9900K, ku të tre Proçesorët Ryzen arritën të ishin më të shpejtë respektivisht sesa Proçesori intel. IPC-ja [instruksioni për cikël]  për të tre Proçesorët e përmendur më sipër duhet të jetë diku tek 15 deri 25% e kombinuar me një rritje të frekuencës kundrejt gjeneratës së shkuar. Seria Ryzen 3000 është e ndërtuar në proçesin 7nm, dhe përfitimet duken, pasi Proçesori më i fuqishëm 3900X me 12-bërthama dhe 24-threads ka një TDP prej vetëm 105 Watt.

Poshtë gjeni edhe tabelën me specifikimet e plota të Proçesorëve të shpallur, si dhe videon e plotë të konferencës.

CPU Bërthama / Threads Shpejtësia bazë/turbo (GHz) Cache (total) PCIe (vetëm për bordet x570) MSRP
Ryzen 9 3900X 12/24 3.8 / 4.6 70MB 4.0 $ 499
Ryzen 7 3800X 8/16 3.9 / 4.5 36MB 4.0 $ 399
Ryzen 7 3700X 8/16 3.6 / 4.4 36MB 4.0 $ 329
Ryzen 5 3600X 6/12 3.8 / 4.4 35MB 4.0 $ 249
Ryzen 5 3600 6/12 3.6 / 4.2 35MB 4.0 $ 199