You are currently viewing AMD Shpall Proçesorët e Parë Threadripper 1920X Dhe 1950X

AMD Shpall Proçesorët e Parë Threadripper 1920X Dhe 1950X

AMD zbuloi proçesorët e parë të linjës Threadripper, informacionet për 1920X dhe 1950x rreth frekuencave, SKUS dhe çmimet, si dhe disa rezultate në Cinebench 15 u janë treguar publikut nëpërmjet kanalit YouTube të AMD-s.

Proçesorët Ryzen Threadripper dhe platforma përkatëse e bordeve X399 do të jenë të disponueshme në tregun e desktopit të nivelit të lartë [HEDT] në fillim të Gushtit, fillimisht me dy modele: një 16-bërthama, 32–thread dhe tjetri 12-bërthama, 24–thread.

Proçesori kryesor Ryzen Threadripper 1950X, me 16-bërthama, dhe 32–thread ka një frekuencë bazë 3.4 GHz, me turbo 4.0 GHz fal SMT.
Ky proçesor do të shitet për $999.
Proçesori Ryzen Threadripper 1920X me 12-bërthama, dhe 24–thread ka një frekuencë bazë më të lartë në 3.5 GHz dhe me të njëjtin turbo 4.0 GHz.
Ky proçesor do të shitet për $799.

Sipas rezultatit në Cinebench 15 të treguar nga AMD kjo do të ishte tabela e klasifikimit, e logjikshme kur mendon se 7900X ka vetëm 10-bërthama megjithatë, çmimi i ti i lartë e bën rival direkt me Threadripper 1920X dhe 1950X.