Në Computex 2018 në një konferencë për shtyp AMD njoftoi daljen në treg të gjeneratës së dytë të proçesorëve Threadripper. Ashtu si seria 2000 e Ryzen, proçesorët Threadripper janë të bazuar në arkitekturën 12nm Zen+.
Normalisht do të ketë një shumëllojshmëri modelesh ku përfshihen: një proçesor me 32-bërthama dhe 64-thread.
Proçesori i ri me 32-bërthama përputhet me bordet ekzistues X399, normalisht që do të duhet një përditësim i firmware-it për funksionalitet të plotë.
Edhe pse emrat nuk janë bërë ende të ditur pritet të jenë emrat e zakonshëm, Ryzen Threadripper 2900X, 2920X dhe 2950X.
Siç thamë AMD po rifreskon të gjithë serinë, pra proçesorë si ai me 8-bërthama Threadripper 2900X, 12-bërthama Threadripper 2920X, 16-bërthama Threadripper 2950X dhe i riu me 32-bërthama.
Duke parë diferencën tepër të lartë [të paktën në letër] midis Proçesorit me 16-bërthama dhe atij me 32-bërthama, ndoshta do të shohim një version me 24-bërthama. AMD do të aplikojë të njëjtat modifikime të Zen+, si rregullimet në memorje dhe rritjen e frekuencave të bërthamës. Një datë ekzakte për daljen në treg nuk është akoma bërë e ditur, por AMD siguron se qëllimi është për tremujorin e tret të këtij viti.
