AMD me në fund ka zbuluar ajkën e Proçesorëve të familjes Ryzen, Ryzen 9 3950X. Ky Proçesor me plot 16 bërthama dhe 32 threads do të jetë në dispozicion duke filluar nga data 25 Nëntor. Frekuenca bazë për bërthamat në tërësi do të jetë 3,5 GHz me përjashtim të njërës që do të xhiroj deri në 4.7 GHz, frekuenca më e lartë e kësaj gjenerate të Proçesorëve Ryzen 3000. Me një TDP prej vetëm 105 Watt.
Çmimi i 3950X do të jetë 749$ [çmim i sugjeruar për tregun Amerikan]. Ky Proçesor në kombinim me bordet X570 dhe BIOS-in AGESA 1.0.0.4 do të sjell një veçori të re e quajtur ECO, kjo veçori lejon të ekzekutoni 16 bërthamat me një TDP prej vetëm 65 Watts.
Familja e Proçesorëve Ryzen 3000.
CPU | Cores / Threads | Clock speed/turbo (GHz) | Cache (total) | PCIe lanes CPU+x570 chipset) |
MSRP |
Ryzen 9 3950X | 16/32 | 3.5 / 4.7 | 72MB | 40 | $ 749 |
Ryzen 9 3900X | 12/24 | 3.8 / 4.6 | 70MB | 40 | $ 499 |
Ryzen 7 3800X | 8/16 | 3.9 / 4.5 | 36MB | 40 | $ 399 |
Ryzen 7 3700X | 8/16 | 3.6 / 4.4 | 36MB | 40 | $ 329 |
Ryzen 5 3600X | 6/12 | 3.8 / 4.4 | 35MB | 40 | $ 249 |
Ryzen 5 3600 | 6/12 | 3.6 / 4.2 | 35MB | 40 | $ 199 |