Pas zërave të shumtë rreth Navi 14 vjen dhe konfirmimi zyrtar nga AMD, që sot prezanton serinë e saj Radeon RX 5500 për tregun mobile dhe desktop. Si fillim, AMD s’ka dërguar asnjë model referencë për vlerësim nga mediat, me gjithë atë disponueshmëria e kartave nga partnerët pritet jo më shpejt se muajin tjetër ose të paktën brenda këtij tremujori.
Seria RX 5500, e bazuar në cipin Navi 14 prej 158 mm2, është e para kartë e nivelit të ulët që do të ofroj memorje GDDR6 (me bus 128 bit). Modele të ndryshme do të ofrojnë deri në 8 GB memorje. Me 14 Gbps, gjerësia e bandës maksimale teorikisht është 224 GB/s. Çipi me bazë arkitekturën NAVI do të ofroj 1408 shader dhe frekuencë 1700 MHz me turbo të mundshme në 1845 MHz.
Radeon | CUs | Shaders | TFLOPs | GDDR6 | Game Clock | Boost Clock | Memory interface |
RX 5500M | 22 | 1408 | 4.6 | 4GB | 1448 | 1645 | 128-bit |
RX 5500 (Desktop) | 22 | 1408 | 5.2 | 8GB | 1717 | 1845 | 128-bit |