Gjatë Computex 2022, AMD njoftoi zyrtarisht Proçesorin e saj të gjeneratës së ardhshme, pjese e serisë Ryzen 7000. Kjo seri do të dal në vjeshtë 2022 dhe premton një rritje të konsiderueshme të rendimentit në krahasim me CPU-të e mëparshme. Disa nga tiparet kryesore të CPU-ve AMD Ryzen 7000:
Deri në 16 Zen 4 Bërthama dhe 32 Thread
Mbi 15% rritje e rendimenti në aplikacionet Single-Thread.
Bërthamat e reja Zen 4 me përmirësime arkitekturore
Proçesi TSMC 5nm
Mbështetje për platformën AM5 me fole LGA1718
Mbështetje për memorjen DDR5 me dy kanale
28 PCIe Lanes (lidhje ekskluzive me CPU-në)
TDP 105-120 W (Kufiri deri në 170W për bordet e nivelit të lartë)
Duke hyrë në më shumë detaje, këto CPU do të jenë të parët që prodhohen me procesin 5nm të TSMC. AMD synon të lëshojë modele që do të kenë deri në 16 bërthama Zen 4 dhe 32 threads. Ndryshe nga Intel, AMD nuk do të ofrojë bërthama “Atom”. Por ato tipike për Desktop. Së fundmi, AMD shfaqi një prototip Ryzen 7000, me 16 bërthama, duke luajtur lojën Ghostwire Tokyo. Gjatë lojës, prototipi arriti frekuenca mbi 5 Ghz.