You are currently viewing AMD tregon shifrat e para të Radeon RX 6000 “Big Navi” në 4K

AMD tregon shifrat e para të Radeon RX 6000 “Big Navi” në 4K

Gjatë prezantimit të javës së shkuar kushtuar Proçesorëve AMD Zen3, presidentja e AMD Dr. Lisa Su na dha gjithashtu ca detaje të vogla të kartës grafike Radeon RX 6000. Karta grafike e koduar Big Navi, siguro një përvojë 60FPS+ në tre lojëra: Borderlands 3, Call of Duty Modern Warfare dhe Gears 5 të gjitha në cilësimet më të larta grafike në dispozicion në rezolucion 4K.

Si paraqitet RX 6000 Big Navi në krahasim me konkurrencën? E vështirë të thuhet sepse nuk i dimë skenat e sakta të referimit të përdorura nga AMD. Megjithatë mund bëjnë një krahasim fillestar duke përdorur vlerësimet nga Eurogamer (modeli Founders Edition) dhe i Hexus (modeli  MSI GAMING X TRIO) dhe rezultatet janë si më poshtë.

Para prezantimit, një përfaqësues i AMD theksoi se AMD nuk zbuloi se cila kartë grafike e serisë Radeon RX 6000 ishte përdorur për këto standarde. Gjithashtu e rëndësishme të theksohet është se AMD testoi RX 6000 me Proçesorin Ryzen 9 5900X, një tjetër produkt në pritje të daljes në treg. Për më tepër rreth Big Navi, na duhet të presim datën 28 të këtij muajit ku do të prezantohet seria e plot e kartave RX 6000.