You are currently viewing AMD zbulon modelin Nano të Radeon RX Vega 56

AMD zbulon modelin Nano të Radeon RX Vega 56


Në evenimentin që po mbahet në Tajvan Computex 2018 midis shumë shpalljeve të reja AMD zbuloi dhe pasuesin e Radeon R9 Nano.
Ndryshe nga R9 Nano, RX Vega 56 Nano është realizuar nga partnerët e bordit, veçanërisht nga PowerColor.
Karta në vetvete është një inç më e gjatë se R9 Nano. Gjithashtu, ndryshe nga paraardhësi i tij, përpunuesit e rrymës nuk paraqiten fizikisht në silikon. Sistemi i ftohjes është i përbërë nga alumin i dendur, me një ventilator të vetëm.
Karta pritet të dalë në treg për 449 dollarë.