Konferenca e developer-ave (zhvilluesit) të Google është vetëm dy muaj larg por normalisht gjëra të reja kanë dalë në pah para kohe. Sipas Android Police pritet të vijë një dizenjim i ri i sistemit i quajtur Moonshine (drita e hënës). Ky dizajn i ri është vetëm një pjesë e ridizenjimit të ri të Android. Ikona si: Play Music, Books, Movies, dhe Games, si dhe Google+, Calendar, People, Chrome, YouTube, Maps, Gmail, Hangouts, Camera, dhe Play Store. Ikonat e reja duken më në linjë me ato që Google përdor në internet. Prisni dhe pak muaj dhe do ti shohim ikonat në aksion. Ndërkohë shijoni ikonat më poshtë.