AOC sapo debutoi i2473Pwm, një ekran 24-polësh me ndriçim LED pa dridhje. Me një panel LCD IPS, ekrani ofrn rezolucion Full HD 1080p, rifreskim 5ms, ndriçim maksimal 250 cd/m² dhe kontrast 1000:1 me kontrast mega dinamik. Ekrani kufizohet nga një kornizë super elegante me pjesën më të madhe të qarqeve elektronike në bazën e tij. Lidhjet përfshijnë MHL (mobile high-definition link), HDMI, dhe D-Sub (VGA). Të tjerë ekstra përfshijnë bokset stereo 14W, si dhe Eco Mode që minimizon ndriçimin për të zvogëluar maksimalisht fuqinë e harxhuar. Përmasat janë 547.1 x 408.6 x 182.6 mm, dhe peshon rreth 4.12 kg. AOC nuk na ka informuar akoma mbi çmimin.
Burimi: TechPowerUp