Apple blen divizionin Modem të intel për një miliard dollarë

Apple blen divizionin Modem të intel për një miliard dollarë

Apple ka paguar 1 miliardë dollarë (më shumë se 890 milionë euro) për divizionin Modem të Intel ku bëhen “çipe” modemësh të telefonave smart. Si pjesë e marrëveshjes, e cila do të finalizohet këtë fund vit, rreth 2.200 punonjës të Intel do të punojnë për Apple.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Apple gjithashtu do të ketë qasje në teknologjinë dhe njohuritë e departamentit të zhvillimit tek Intel që punon në teknologjinë 5G. Pas blerjes, Intel do të ndalojë prodhimin e teknologjisë së rrjetit për telefonat smart por, do të vazhdojë të prodhojë Modem për pajisje të tjera si Laptop. Falë blerjes, Apple mund të zhvillojë modemët e veta 5G për iPhone, pa qenë e varur nga prodhuesi Qualcomm, me të cilin Apple pati një betejë gjyqësore për një kohë të gjatë.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,