Arkitekti i Ryzen Jim Keller i bashkohet Intel

Arkitekti i Ryzen Jim Keller i bashkohet Intel

Jim Keller, i cili udhëhoqi rikthimit spektakolar të AMD-s në tregun e proçesorëve x86 me “Zen”, ka lënë punën e tij në Tesla për t’u bashkuar me Intel. Pas punës së tij në “Zen”, Keller u bashkua me Tesla-n për të punuar në veturat e së ardhmes.
Por mesa duket gjerat nuk kanë ecur ashtu siç duhet dhe Keller i është bashkohet Raja Koduri-t në Intel. Koduri emër tjetër i madh i AMD-s, i cili drejtoi Radeon Technologies Group (RTG).
PC Perspective komenton se emrat e mëdhenj si Keller dhe Koduri që u bashkohen Intel mund të na japin një ide rreth gjendjes aktuale të Intel dhe drejtimin në të cilin po shkon.
Kompania duket se është në një gjendje të tronditur nga një dekadë e vetëkënaqësisë dhe letargjisë në biznesin e saj kryesor.
Blerjet e reja munda ti ndihmojnë të hynë përsëri në rrugën e duhur.