Me arkitekturën e re Haswell, Haswell-Refresh dhe Devil’s Canyon, Intel ka bërë ndryshime në mënyrën sesi fuqia e CPU përdoret për të arritur performancën maksimale. Tashmë nuk është e nevojshme të marrësh patjetër bordin me çipsetin më të shtrenjtë për të bërë gaming, OC apo për të patur performancën maksimale të pjesëve. Duke patur parasysh këto pika, kompanitë prodhuese të bordeve mund të ndërtojnë borde shumë të fuqishme me çipsetet jo premium për të kapur të gjitha segmentet e tregut.
ASUS ka shfaqur së fundmi bordin e ri H97-Pro Gamer, i cili është i pajisuar me gjithë të mirat e teknologjisë së re të serisë 9 nga Intel.
Duke parë karakteristikat shohim suport për 32 Gigabyte RAM DDR3-1600 si dhe një slot PCI Express 3.0 x16, një slot PCI Express 2.0 x4, dy slote PCI Express 2.0 x1 si dhe 3 slote PCI. Për të patur mundësi lidhjesh totale, bordi vjen edhe me një portë SATA Express, 4 porta SATA-III, 1 slot M.2, 6 porta USB 3.0 (2 të përparme) dhe 8 porta USB 2.0 (6 janë në bord). Kurse për gamer-at ASUS ka vendosur LAN Gigabit në bashkëpunim me software ASUS GameFirst si dhe çip audio ASUS SupremeFX.
ASUS H97-Pro Gamer pritet te dalë në treg në ditët në vazhdim.
Burimi OCAholic