ASUS është një nga kompanitë më të mira në botë përsa i përket stabilitetit, performancës dhe cilësisë në prodhimin e bordeve. Duke patur parasysh këtë fakt ASUS ka blerës në të gjitha segmentet, duke filluar nga bordet më të lira deri tek ato që kanë detaje të vogla dhe të mëdha në ndërtimin e tyre. Me një fokus shumë të madh edhe në dizenjon e bordeve të saj ASUS ka menduar edhe për ata që kanë një PC të bardhë dhe ka krijuar serinë e re SABRANCO (mua emri nuk më ngjit po mund të jetë në beta akoma 😛 ).SABRANCO – është bashkimi i fjalëve “Sabre” dhe “Branko”, fjalët portugeze per “Shpatë” dhe “E bardhë”.
Në thelb SABRANCO është një ASUS Sabretooth Z97 me ngjyrë të bardhë
Mos e prek!!!
SABRANCO brenda një PC komplet të bardhë
Përfundimi: Ky është një bord jashtëzakonisht i bukur dhe i bardhë dhe do të kënaqë shumë njerëz. Plastika që mbulon bordin është jo vetëm e bukur nga ana vizuale por edhe efiçentë në shpërndarjen e nxehtësisë. Unë nuk jam shumë fan i modeleve ushtarake, por ky është mendimi im dhe ka vlerë vetëm për mua. Rëndësi ka që ky është një bord ASUS dhe kjo do ë thotë për mua CILËSI dhe STABILITET.