EA dhuron DLC-n ‘They Shall Not Pass’ për Battlefield 1

EA dhuron DLC-n ‘They Shall Not Pass’ për Battlefield 1

Electronic Arts ka vënë në dispozicion falas duke filluar nga sot dhe për katërmbëdhjetë ditët e ardhshme zgjerimin ‘They Shall Not Pass’ për Battlefield 1.
DLC-ja e parë e Battlefield 1 zakonisht kushton 14.99 euro dhe do të mbetet në librarinë tuaja edhe në fund të promovimit.
Për shkarkim kiliko KËTU!

‘They Shall Not Pass’ përfshin, ndër të tjera, aftësinë për t’ju bashkuar ushtrisë Franceze e cila debuton për herë të parë në serinë e Battlefield, natyrisht në përputhje me vendosjen e lojës në periudhën e luftës së parë botërore.
Disa ditë më parë u njoftua se Battlefield nuk do të marrë përditësime mujore duke filluar nga Qershori, në përgatitje për ardhjen e Battlefield V.