You are currently viewing Battlefield-i ri do të fokusohet fort në sektorin grafik

Battlefield-i ri do të fokusohet fort në sektorin grafik

Ende nuk kemi mësuar detaje konkrete rreth Battlefield-it të ardhshëm, për të cilin dimë vetëm se është nën punim e sipër nga studion Suedeze DICE.
Megjithatë, një post pune i botuar nga studioja, zbulon disa informacione të vogla, duke na sugjeruar se EA dëshiron të rris nivelin grafik të lojës së saj të famshme FPS.
DICE po kërkon një artist të ri të efekteve vizive i cili do të ndihmoj në arritjen e këtij objektivi.
Battlefield 1 mori vlerësime pozitive nga e gjithë media rreth sektorit grafik, i cili përveç bukurisë është edhe shumë i optimizuar.

Burimi: GamingBolt