Ubisoft ka zbuluar datën e nisjes së betës së mbyllur për Tom Clancy’s Ghost Recon Wildlands që do të mbahet në datat 3 deri në 6 Shkurt 2017, lojtarëve do u jepet mundësia të shkaktojnë më parë beta-n [preload] duke filluar nga 1 Shkurti.
Mund të regjistroheni —> KËTU! për të marrë pjesë në beta, dhe nëse zgjidheni mund të dërgoni deri në 3 ftesa miqve tuaj.
Beta e mbyllur do na shpie në Bolivi në një provincë ku krimi dhe droga lulëzojnë, si për lojën e plotë edhe në beta do të kemi mundësin të ballafaqojmë misionet vetëm, ose me 3 miq të tjerë online në kooperativë.
Poshtë gjeni 2 video rreth 1 orë gameplay, që tregojnë në detaje mekanikën e lojës.
Kërkesat janë si më poshtë.
Minimale
OS: Windows 7, Windows 8.1, Windows 10 (64-bit)
CPU: Intel Core i5-2400 | AMD FX-6100, e lart.
RAM: 6GB
GPU: NVIDIA GeForce GTX 560 me 2 GB VRAM (ose e ngjashme NVIDIA GeForce GTX 760) | AMD Radeon HD 7770 me 2 GB VRAM, e lart.
Të këshillueshme
OS: Windows 7, Windows 8.1, Windows 10 (64-bit)
CPU: Intel Core i7-3770 | AMD FX-8350, e lart.
RAM: 8GB
GPU: NVIDIA GeForce GTX 970 | AMD Radeon R9 290, e lart.
Tom Clancy’s Ghost Recon Wildlands del me 7 Mars 2017.