Blizzard bëri të ditur se mbështetja për Windows XP dhe Vista në disa nga lojërat e saj popullore do të përfundojë duke filluar nga ky fundvit.
Në këtë listë përfshihen: World of Warcraft, StarCraft II, Diablo III, Hearthstone, dhe Heroes of the Storm.
Nga një këndvështrim financiarë heqja e mbështetjes për këto sisteme të vjetra operimi është e justifikuar, kjo pasi kostoja e optimizmit për këto sisteme rritet me kalimin e kohës për shkak të teknologjive të reja.
Windows XP në veçanti mbështet vetëm ndërfaqen DirectX 9.0, çka i limiton programuesit të nxjerrin efekte të reja për kartat grafike të sotme.
Për saj i përket Windows Vista tregu është i pa përfillshëm, edhe pse mbështet DirectX 11.
Në fakt sipas një ankete nga netmarketshare, përdorimi i Windows XP arrin në 9.17%, kurse numrat për Windows Vista janë aq të pa përfillshëm sa nuk figurojnë në anketë.
Burimi: Blizzard