Prodhuesit e bordeve filluan të përditësojnë BIOS-in për bordet AMD për të ofruar mbështetje për Proçesorët e ardhshëm Ryzen 3000. Asus, Biostar dhe MSI kanë lëshuar versionin AGESA 0.0.7.0 për një numër të madh të bordeve, kryesisht për serine X470 dhe B450, por edhe për ato më të vjetra si x370. Proçesorët Ryzen 3000 ose të ashtu quajturit ‘ Matisse’, janë gjenerata e tretë e serisë Ryzen bazuar në arkitekturën Zen 2. Paraardhësit, Summit Ridge (Ryzen 1000) dhe Pinnacle Ridge (Ryzen 2000) përdorin arkitekturën Zen dhe Zen+. Për teknologjinë e fabrikimit. me Matisse AMD ndryshoj proçesin 14/12-nm në 7 nm. Përveç përditësimit për bordet aktual, pritet edhe një seri e re bordesh. Siç raporton VideoCardz, një listë ku përfshin plot dymbëdhjetë modele të ASUS X570, nga ROG Crosshair tek TUF Gaming është shfaqur.
Lista e mëposhtme nuk është përfundimtare:
- ROG CROSSHAIR VIII FORMULA
- ROG CROSSHAIR VIII HERO
- ROG CROSSHAIR VIII HERO (WI-FI)
- ROG CROSSHAIR VIII IMPACT
- ROG STRIX X570-E GAMING
- ROG STRIX X570-F GAMING
- ROG STRIX X570-I GAMING
- PRIME X570-P
- PRIME X570-PRO
- Pro WS X570-ACE
- TUF GAMING X570-PLUS (WI-FI)
- TUF GAMING X570-PLUS
Gjithashtu, të dhënat online të Komisionit Ekonomik Euroaziatik shfaqen modelet x570 të ASRock.
- X570M Pro4
- X570M Pro4 2.0
- X570 Pro4
- X570 Pro4 2.0
- X570 Phantom Gaming X
- X570 Phantom Gaming 6
- X570 Phantom Gaming 4
- X570 Extreme4
- X570 Taichi