Bosi I Alienware – ‘PC Ka Fituar ‘ Luftën Kundër Console

Bosi I Alienware – ‘PC Ka Fituar ‘ Luftën Kundër Console

Të gjithë e dimë se PC është platforma më e fuqishme, dhe më e zhdërvjellët për Gaming – megjithatë tregu i Console vazhdon të jetë i fortë.
Në një intervistë për GameSpot Bosi i Alienware, Frank Azor tha se: “Tregu i Console dhe i PC janë puqur në një mënyre që se kemi parë ndonjëherë.
Console ngjasojnë me PC, dhe PC po fillon të ngjasoje me Console.”
Ai shtoi: “Prodhuesit e Console kuptuan se nuk mund të operonin më me kadenca shtatëvjeçare, për shkak të risive në industri, HDR, 4K, VR.”
Ai vazhdoi: “U duhet të evoluojnë për të mbijetuar, si në anën e PC, ku nuk mund të vijnë me një copë hardware për $300-$400.
Mbase ato mund të përballojnë vetëm një subvencion prej $50-%100, sepse cikli i jetesë ku mund të mbledhin investimin do të jetë dy ose tre vjet, e jo shtatëvjeçarë si më parë.”
Në pjesën e fundit të intervistës ai tha: “Është qesharake të mendosh sa e ngjashme është arkitektura e Console, me PC, kështu që unë mendoj se kjo është prova që shpall PC fitimtarë.”

Burimi: TweakTown