Activision dhe Treyarch kanë paraqitur një modalitet të ri battle royale për Call of Duty: Black Ops 4, i quajtur Blackout.
Modaliteti battle royale do të ofroj automjete të ndryshme tokësore, detare dhe ajrore.
Gjithashtu do të jetë e mundur marrja e personazheve nga modaliteti Zombie, që këtë vit do të ofroj tre harta të ndryshme, nga seritë e shkuara të Black Ops.
Blackout do të ketë një hartë 1500 herë më të madhe se harta mesatare e Call of Duty, dhe do të integrojë pjesë të disa prej hartave të vëna në dispozicion brenda universit Black Ops.
Numri i lojtarëve që mund të marrin pjesë në këtë modalitet ende nuk është shpallur, por qëllimi do të jetë si gjithmonë mbijetesa.
Modaliteti Blackout ka zëvendësuar kështu fushatën single player, e cila do të mungojë për herë të parë në një lojë Call of Duty.
Call of Duty: Black Ops 4 do të dal me 12 Tetor të këtij viti, dhe siç ju patëm njoftuar më parë do të jetë ekskluziv e Battle.net në PC.