Faqja e internetit Gaming Intel thotë, duke cituar një burim anonim të saj, se është e sigurtë se versioni PC i Call of Duty: Black Ops IIII do të jetë ekskluziv për klientin Battle.net, i përdorur për Destiny 2 dhe për titujt Blizzard.
Për të dëshmuar fjalët e burimit ekzistojnë dy imazhe, të cilat tregojnë ikonën e CoD-it të ri brenda klientit që përdor Activision Blizzard.
Burimi thotë se imazhet vijnë nga versioni PC që po testohet nga departamenti i zhvillimit, i cili po shpenzon shuma të mëdha vetëm për versionin PC të lojës.
Ideja është që të arrihet optimizmi më e mirë nga koha e Call of Duty: Black Ops 2, në mënyrë që fansat të mos kenë një reagim negativ ndaj kalimit nga Steam në Battle.net.
Së fundi, burimi parashikon që në të ardhmen, Activision Blizzard do të donte të hapte platformën e saj Battle.net edhe për lojërat e palëve të treta, duke mos u limituar vetëm në lojërat e veta.
