You are currently viewing CES 2018: Razer Shfaq Prototipin ‘Linda’

CES 2018: Razer Shfaq Prototipin ‘Linda’


Edhe këtë vit në CES nuk mund të mungonte prototipi i radhës nga Razer.
Pas laptopit me tre ekrane të shfaqur vitin e kaluar kompania ka prezantuar prototipin e ri ‘Linda’, një hibrid midis laptopit dhe telefonit smart.
Razer shpreson se ‘Projekti Linda’ do të jetë një epokë e re për segmentin mobile, duke përzier mjedisin e njohur të Android me lehtësinë e përdorimit të një laptopi.
Linda vjen me një laptop me stil agresiv dhe të mprehët dhe me disa dallime kyçe.
Aty ku gjendet zakonisht tapeti i prekshëm [Touchpad], ka një fole për të vendosur telefonin Razer.
Së dyti, fuqia Hardwareike vjen nga vetë telefoni i Razerit, kështu që në vend të Harduerit të zakonshëm të laptopëve nën kapak, ka bateri shtesë për orë më të zgjeruara pune ose për rikarikimin e telefonit.
Telefoni Razer përmban një proçesor Snapdragon 835, 8GB RAM dhe ka një ekran mbresëlënës prej 120Hz.

Rikujtojmë se ‘Projekti Linda’ është thjeshtë një prototip për momentin, dhe si shumë prototip të tjerë të paraqitur nga Razer në CES mund të mos dal në treg.
Megjithatë, është një koncept interesant që mund të vijë në të ardhmen duke u dhënë lojtareve në Andoid komfortin e mouseit dhe tastierës.

Burimi: Razer