AMD Radeon RX 550 tashmë ka një rival nga NVIDIA.
Çipi grafik GP108-300 do të jetë më i vogli i familjes Pascal, pjesë e kartës grafike GT 1030 do të ketë 384 bërthama CUDA dhe 30vat TDP.
Sipas burimeve të VideoCardz GT 1030 do të fokusohet kryesisht në tregun Kinez.
Gjithashtu testet e para të bazuara në benchmark-un e Ashes of the Singularity kanë rrjedhur.
Karta e parë nga KFA2 që përfaqëson GALAX në Evrope është zbuluar.
Sipas ElChapuzasInformatico kjo kartë vjen me 2GB GDDR5 VRAM 64-bit bus. Mbështet PCI-E Express 3.0 (x8).
Frekuenca bazë është 1252 MHz, dhe turbo 1506 MHz.
Gjithashtu mësohet dhe çmimi, 80 EURO.
KFA2 GeForce GT 1030 EXOC White