Samsung dhe AMD njoftuan vitin e kaluar partneritetin e tyre strategjik për të sjellë çipin RDNA në celularët Samsung dhe ta përdorin atë si pikë referimi për të ardhmen. Dhe tani, disa numra të rendimentit janë duke qarkulluar dhe krahasuar me konkuerencën Qualcomm Adreno 650. Forumi teknologjik i Koresë së Jugut “Clien”, pretendon se ka rezultatet e rendimentit të çipit RDNA në GFXBench. Sipas të dhënave çipi RDNA ka shënuar një rezultat të mahnitshëm me 181 FPS në Manhattan 3.1 test (plus 47% nga Adreno 650), 138 FPS në Aztec Normal (plus 200% nga Adreno 650), dhe 58 FPS në Aztec High që është 190% më i lartë në krahasim me Adreno 650 . Këto rezultate të rendimentit mund të jenë shumë të vërteta, pasi bashkëpunimi Samsung-AMD do të jap rezultatet e para në 2021 kur edhe konkurrenca do të jetë më e mirë, dhe ata duhet të përgatiten për këtë. Gjithmonë çipi krijohet për të dhënë rendimentin e gjeneratës tjetër, për të qenë konkurrues deri në lëshimin e produktit të ri.