You are currently viewing Çmimet E Memorjes Së Kartës Grafike Rriten Me 30% Këtë Muaj – Priten Të Jenë Akoma Më Të Larta Në Shtator

Çmimet E Memorjes Së Kartës Grafike Rriten Me 30% Këtë Muaj – Priten Të Jenë Akoma Më Të Larta Në Shtator

Memorja e kartave grafike është rritur me gati 30% këtë muaj.
Dy furnitorët kryesorë Samsung dhe SK Hynix po punojnë në lehtësimin e prodhimit për memorjet për servera dhe aparat të tjerë.
Kjo ka rritur kërkesën çka rrit edhe çmimin.
Burime nga zyrtarë të zinxhirit furnizues thonë se presin që çmimet të jenë edhe më të larta në Shtator, mungesat do të përbëjnë një sfidë të madhe për lojtarët e PC dhe laptop raporton digitimes:

Aktualisht, Samsung furnizon rreth 55% të dërgesave në mbarë botën, e ndjekur nga SK Hynix në 35% dhe Micron Technology në 10%.
Modelet e laptopëve Gaming në rangun e çmimeve prej 799-899 dollarë zakonisht janë të pajisura me GeForce GTX 1050 të Nvidias, e cila përdor katër RAM, ndërsa modelet me çmim prej 999-1,099 dollarë janë të pajisura kryesisht me GTX 1060, e cila përdor gjashtë RAM dhe GTX 1070 ka nevojë për tetë.
Më shumë RAM, më i lartë është edhe shpenzimi.
Burimi vuri në dukje edhe çmimet e SSD që janë rritur gjatë 12 muajve të fundit, por pritet të zbresin pak në tremujorin e tretë dhe të katërt, ndërsa tranzicioni i Hynix në një gjeneratë më të re të proçesit të prodhimit po bëhet i qëndrueshëm.

Pas zhvendosjes së një pjese të kapacitetit të prodhimit të RAM-it nga segmenti i kartës grafike në segmentin e serverit, aktualisht ky segment [i serverave] llogarit 27% të kapacitetit të përgjithshëm të Samsung, duke u rritur në mënyrë të konsiderueshme nga 12% që ishte fillimisht.
Edhe pse Samsung thuhet se po zgjeron kapacitetin e saj për memrojen e kartës grafike në tremujorin e katërt, burimet theksuan se shitjet e produkteve të lidhura me tremujorin e katërt do të jenë të dëmtuara seriozisht pasi shumica e prodhimit bëhet në tremujorin e tretë.